Misioni i OSBE-ODIHR ka dalë në një konferencë për mediat, ku po raporton gjetjet në një raport paraprak. për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

 

Drejtuesja e misionit të vëshguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover, foli për problematika të tilla si ndikim nga partitë politike dhe votim në grup.

 

“Ju falënderoj shumë me të vërtet për pjesëmarrjen tuaj këtu sot. Do të prezantojmë konkluzionet paraprake, unë jam këtu sëbashku me përfaqësuesit të Këshillit të Evropës, më lejoni të filloj. Zgjedhjet vendore të 14 Majit në përgjithësi u administruan mirë, ishin konkurruese. Polarizim i procesit midis partive kryesore politike dhe një ndarje e thellë brenda opozitës. Rastet e keqpërdorimit të burimeve publike si dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese.

 

KQZ ishte transparente, por pati zëvendësime të shpeshta të komisionerëve. Përdorimi i shpeshtë i mediave të filmimeve, cenoi kohën e transmetimit gjatë fushatës. Dita e zgjedhjeve ishte përgjtihësisht paqësore, por pati ndërhyrje partiake, votim në grup. Së pari dua të them disa fjalë për misionin tonë. Janë zgjedhjet e 16-ta që ODIHR vëzhgon, 14 ekspertë nga 12 shtete, që nga krijimi ne kemi pasur sektorin tonë të monitorimit të medias, partitë, ambasadat dhe OJQ-të. Një javë pas mbërritjes na u bashkuan 24 vëzhgues afatgjatë, pak para zgjedhjeve na u bashkuan dhe disa vëzhgues afatshkurtër”, u shpreh Glover.