UFEA ka publikuar renditjen e re të ligave të Evropës për sezonin 2024-25. Shqipëria renditet në vendin e 45-të, teksa në pozitë më të mirë gjendet Kosova, e cila mban pozicionin e 32-të.

Qeveria e futbollit evropian, UEFA, ka zbuluar përditësimin më të fundit, atë të datës 15 gusht 2024, mbi renditjen e ligave të saj.

Shqipëria gjendet në vendin e 45-të nga 55 vendet anëtare të UEFA-s, teksa është përmirësuar me dy pozicione nga sezoni i kaluar. Në krahun tjetër, Kosova qëndron në vendin e 32-të. Pozitë që mbante edhe sezonin e kaluar.

Në dallim nga Kosova, Superiorja e Shqipërisë nuk ka asnjë ekip që garon aktualisht në garat e Evropës, kundrejt dy të Superligës.

Shqipëria është një nga gjashtë vendet e UEFA-s që nuk ka asnjë ekip aktualisht të angazhuar në garat evropiane, së bashku me San Marinon, Maqedoninë e Veriut, Luksemburgun, Litenshtajnin dhe Maltën.

Nga emrat e lartëpërmendur, vetëm Shqipëria, Luksemburgu dhe Malta kanë dërguar nga katër ekipe në kualifikueset e kupave të Evropës dhe nuk kanë asnjë në garë momentalisht, pasi ato janë eliminuar në faza të ndryshme të kompeticioneve.

Kosova ka aktualisht Ballkanin dhe Dritën në turin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.

Përsa i përketë 10 ligave më të forta të Evropës, Anglia qëndron e para, e ndjekur nga Italia, Spanja, Gjermania, Franca, Holanda, Portugalia, Belgjika dhe Çekia. Serie A italiane, nëse performon mirë këtë sezon, mund të parakalojë Premier League-n, për t’u bërë liga më e fortë në Evropë për herë të parë pas 25 vitesh.

Nga renditja e klubeve, Manchester City qëndron në krye, i ndjekur nga Real Madrid, Bayern Munich, Liverpool, Roma, PSG, Villarreal, Dortmund, Chelsea dhe Inter.

Klubi i renditur më mirë i Shqipërisë është Partizani, në vendin e 187 në Evropë, i ndjekur nga Tirana e 190-ta, Vllaznia e 258-ta, Laçi i 263-ti, Teuta e 337-ta dhe Egnatia e 354-ta.

Nga klubet e Kosovës, Drita qëndron më mirë në renditje, e 194-ta, e ndjekur nga Ballkani i 206-ti, Llapi i 332-ti, Gjilani i 344-ti dhe Prishtina e 367-ta.

Shkëndija e Tetovës është klubi shqiptar i renditur më mirë, duke u pozicionuar në vendin e 160-të. Nga ekipet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkupi zë vendin e 196-të dhe Struga atë të 254-të./Albanianpost