Edhe pse pak ka luajtur dhe vetem një gol shënoi nën ngjyrat zikaltër të Interit, Kristian Asllani ka arritur të fitojë zemrën e tifozëve të kryesuesëve të Serisë A.

Paraqitja e tij në ndeshjet e fundit ka qenë mjaft e mirë, madje goli i shënuar në takimin e “San Siros” i ktheu të gjithë prozhektorët nga mesfushori i kombëtares shqiptare.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale italiane shihet një surprizë që Kristian Asllani i ka bërë një tifozit të vogël zikaltër, i cili hutohet në momentin e prë që sheh lojtarin shqiptarë, ë pas shpërthen në lot gëzimi kur mëson që ai i kishte dhuruar edhe një fanellë, duke i kushtuar një këngë shqiptarit të Interit.