Ish-kryetari i bashkisë së Sarandës Stefan Çipa është paraqitur sot në SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se ish-deputeti është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e inceneratorëve.
Zyrtarisht SPAK nuk ka reaguar në lidhje me pyetjen e zotit Çipa. Pritet reagimi i këtij të fundit në lidhje me shpjegimet që ka dhënë para prokurorëve të posaçëm.