Një aksident fatal, që u mori jetën shtatë personave, ndodhi në TekirdaÄŸ, Turqi, kur një furgon pasagjerësh u përplas nga tren mallrash në lëvizje.

 

Një pakujdesi i shoferit të furgonit i kushtoi jetën shtatë personave të pafajshëm, ndërsa gjykata turke e ka dënuar atë me 152 vjet e 11 muaj burg në total

 

“Do të doja të mos kisha dalë nga shtëpia, të kisha rënë nga shkallët dhe të kisha vdekur”, tha në sallën e gjyqit shoferi Bilal Küllü, i cili ishte i punësuar në një fabrikë, ku edhe po conte punëtoret fatkeq.

 

Nga ky aksident fatal u plagosën rëndë edhe 5 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vetë drejtuesi i mjetit.