Policia ka mbyllur operacionin e kontrollit në ambientet në territorin e kampit të muhaxhedinëve (MEK) në Manzë të Durrësit.

 

Tashmë furgonët e policisë janë larguar nga ambientet e kampit ndërsa muxhahedinët dolën në rrugë në shenjë proteste.

 

Ekzekutimi i urdhërit të Gjykatës së Posaçme për kontroll çoi në përplasje të ashpra mes policisë dhe anëtarëve të opozitës iraniane.

 

Anëtarët e kampit kanë bërë rezistencë kur mësuan se policia do të zhvillonte kontrolle në këtë qendër, në kuadër të një aksioni kundër sulmeve kibernetike.