Ekspertët në Greqi paralajmëruan se "pluhuri afrikan" që ka prekur atmosferën është toksik dhe i dëmshëm për shëndetin.

Në një deklaratë nga Shoqata Greke për Sëmundjet e Pneumologjisë të Greqisë thuhet se pluhuri afrikan duke u bashkuar me polenin, bakteri dhe kërpudha përmban grimca të cilat janë një përzierje toksike dhe të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe kryesisht për sistemin e frymëmarrjes.

Në deklaratë kërkohet që të tregohet kujdes veçanërisht nga ata që kanë probleme të frymëmarrjes.

Për shkak të ajrit me pluhur që fryn nga jugu dhe të cilin ekspertët e quajnë "pluhuri afrikan" shumë rajone të vendit veçanërisht ishulli i Kretës në jug të Greqisë, janë prekur negativisht./aa