Shkolla e re 9-vjeçare “Zyber Sallaku”, Kuçok, Manzë së shpejti do të hapë dyert për nxënësit dhe mësuesit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë.

“Edhe një tjetër shkollë e re hap dyert së shpejti, shkolla 9-vjeçare “Zyber Sallaku” Kuçok, në Manzë, mundësuar nga programi CIS me fonde të qeverisë së Danimarkës dhe Mbretërisë së Bashkuar, zbatuar nga UNDP, që i shtohet kolanës së shkollave të rilindura në Durrës”, shkruan Manastirliu.

Shkolla do të jetë e pajisur me sistemin e ngrohjes, mjedise sportive, kabinete shkencore dhe informatike, si dhe një bibliotekë të pasuruar.

Këto përmirësime synojnë të ofrojnë një mjedis mësimor më të mirë dhe më të përshtatshëm për të gjithë nxënësit.

Me buxhetin e këtij viti do të përfundojmë investimet në 30 shkolla, si dhe do të hapen kantiere të reja në institucionet arsimore nga veriu në jug./ata