ot Orkestra Simfonike RTSH-së, ka luajtur në një skenë aspak të zakonshme. Vepra të repertorit klasik botëror janë luajtur në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky ishte një aktivitet që pati mbështetjen e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla e cila së bashku me Shoqatën Shqiptare të Hemofilisë organizoi aktivitetin “Bashkë kundër hemofilisë”, për të rritur sensibilizimin publik dhe institucional mbi këtë sëmundje.

Në aktivitet u interpretua muzikë klasike nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar me elementë simbolikë dhe mesazhe sensibilizuese. U luajtën vepra nga Sergei Prokofiev “Petri dhe Ujku” dhe W. A. Mozart, overturë nga opera “Dasma e Figaros”./ata