Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu publikoi foto të nxënësve të talentuar të gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës.

Anisa Grenazi falë talentit në muzikë arrin në finale të “The Voice Kids  Albania” dhe “X Factor”. Fituese e çmimit të tretë në Festivalin Internacional A- mol dhe e çmimit të dytë nga publiku në festivalin  “DI FEST”.

Ersi Gjana i talentuar në disiplinën sportive të boksit. Kampion Kombëtar në kategorinë e të rinjve për peshën 71 kg. Do të na përfaqësojë në Kampionatin Evropian të Boksit për të rinj që zhvillohet nga data 2-15 prill në Kroaci.

Bronilda Hoda, spikat me kreativitetin dhe angazhimin e saj për mjedisin. Drejton me pasionin dhe dashurinë për mjedisin, EKOKLUB-in e shkollës.

Delton Zenelaj, ka aftësi të veçanta në fushën e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike. Fitues i çmimit të  konkursit “Pyes gjyshërit 6” nga IDMC, si dhe fitues i dy edicioneve të REDEBATE nga LIBURNETIK.

Sherla Shehu, e talentuar në artet pamore. Pjesëmarrëse dhe fituese e disa  çmimeve në ekspozita të ndryshme të arteve pamore në rang lokal dhe kombëtar të organizuara në Kukës, Tiranë dhe në Prishtinë.

Drilon Isufaj shquhet për aftësi të veçanta në teknologji si dhe në projektimin e lojërave online duke dëshmuar një imagjinatë të spikatur në realizimin e ideve të reja.

Marsilda Babqori, e talentuar në disiplinën sportive të volejbollit. Pjesëtare e ekipit të volejbollit të shkollës i cili u shpall  kampion në ndeshjet mes shkollave në rang Qarku dhe vendin e dytë për rajonin e Veriut.

Endri Bileri, ka pasion lëndët shkencore dhe ato shoqërore. Në Olimpiadat e Fizikës dhe të Letërsisë, është kualifikuar deri në fazën e tretë.

Eraldo Domi dallon si talent në sportin e boksit në kategorinë +92 kg. Mban titullin Kampion Kombëtar në boks dhe është vlerësuar me Medalje Ari.

Esat Selimaj, i pasionuar pas artit skenik. Është aktivizuar në disa shfaqje teatrore në nivel lokal dhe kombëtar ku ka spikatur për talentin e veçantë në aktrim.

Esmeralda Iseberi, e talentuar në artet pamore. Pjesëmarrëse në shumë ekspozita në rang lokal dhe kombëtar.

Irsjola Zela, e pasionuar pas letërsisë. Fituese e fazës së dytë dhe pjesëmarrëse në fazën e tretë të Olimpiadës së Letërsisë./ata