Qendra e Artit dhe Inovacionit hap dyert më 6 prill, në Korçë

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili theksoi se kjo qendër është e para në Shqipëri që bën bashkë artin, kulturën dhe inovacionin.

Qendra do të presë të gjithë artdashësit dhe të rinjtë korçarë në godinën e ish-prefekturës në qendër të qytetit nga 6 prilli e në vijim, nënvizoi Peleshi.

Qendra e re e artit, kulturës dhe inovacionit, është një tjetër projekt transformues për qytetin e Korçës.

Kjo qendër do të jetë  një godinë bashkëkohore për artistët dhe artdashësit që ofron ambiente shumëfunksionale, të cilat do të shërbejnë si salla provash, ekspozitash dhe koncertesh./ata