Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë në aktivitetin përmbyllës të projektit “Aktivizimi dhe nxitja e të rinjve për një mjedis të shëndetshëm social”, zbatuar nga shoqata “Ressegnatia”.
Ky projekt ka impaktuar 1000 të rinj, prej të cilëve 50% vajza dhe 50% djem.
“Me anë të këtij projekti të rinjtë dhe të rejat e Elbasanit, Belshit dhe Peqinit kanë mësuar si të jenë pjesë aktive e shoqërisë, me fokus kryesor krijimin e një mjedisit të shëndetshëm social që përmirëson cilësinë e jetesës së tyre”, u shpreh Muzhaqi.
Projekti “Aktivizimi dhe nxitja e të rinjve për një ambient të shëndetshëm dhe social” u zbatua nga Shoqata ‘Ressegnatia’, me mbështetjen financiare nga Thirrja e Tretë e Agjencisë Kombëtare të Rinisë./ata