Një krizë pengmarrjeje ka ndodhur sot në Holandë, ndërsa incidenti ka përfunduar pasi të gjithë personat e marrë peng janë liruar, njoftoi policia.

Pengu i fundit është liruar dhe një person është arrestuar, tha policia në X, duke shtuar: “Nuk mund të ndajmë më shumë informacion në këtë moment”.

 

Çfarë ndodhi?

Disa persona u mbajtën peng në një ndërtesë në qytetin Ede, në Holandën qendrore, tha sot policia.

Një numër i madh policie dhe kamionësh zjarrfikës u dërguan në zonë për shkak të incidentit të marrjes peng në një kafene në Ede të Holandës.

Qindra shtëpi në afërsi u evakuuan gjithashtu.

Njerëzit në kafene në qytetin Ede u morën peng dhe incidenti nuk ishte i natyrës terroriste, tha policia holandeze në një deklaratë në X.

Policia u kërkoi njerëzve që të qëndrojnë larg qendrës së qytetit dhe të mos shkojnë drejt kafesë për të parë ngjarjen.

Më herët policia njoftoi se tre pengje u liruan herët në mëngjes, por që ngjarja ishte në vazhdim./aa