Përderisa numërimi i votave të zgjedhjeve lokale në Türkiye është afër fundit, opozita kryesore turke Partia Republikane Popullore (CHP) udhëheq më një rezultat të ngushtë me 37,43 për qind të votave kundrejt Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) që deri më tani ka grumbulluar 35,71 për qind të votave.

Deri më tani janë hapur mbi 94 për qind e kutive të votimit, nga rreth 77,6 për qind e daljes së qytetarëve turq në votim.

Qendrat e votimit në të gjithë Türkiyen u mbyllën pasi votimi në zgjedhjet lokale të vendit përfundoi në ora 17:00 sipas kohës lokale, ndërsa ato u hapën në ora 07:00 të mëngjesit.

Votuesit që jetojnë në qytetet më të mëdha të Türkiyes votuan për kryetarë bashkie metropolitane, kryetar bashkie, anëtarësi në këshillat bashkiakë, si dhe për muhtarët dhe këshillat e pleqve.

Në provincat e tjera, votuesit hodhën votat e tyre për anëtarët në këshillat provincialë, kryetarët e bashkive, anëtarët në këshillat bashkiakë, muhtarët dhe këshillat e pleqve. Në fshatra u votua për anëtarët në këshillat provincialë, muhtarët dhe këshillat e pleqve.

Erdoğan: Votimi përfundoi në "mënyrën si i ka hije demokracisë sonë"

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në adresimin e tij paszgjedhor para qytetarëve tha se vendi përfundoi zgjedhjet lokale në "mënyrën që i ka hije demokracisë sonë", duke e përshkruar "demokracinë fituese të zgjedhjeve"./aa