Programi i Bashkimit Evropian “Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor” sapo ka shpallur raundin e dytë të thirrjes së hapur për propozime.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë shprehet se thirrja vlen për organizatat dhe institucionet e interesuara në programet e lëvizshmërisë së Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë.

“Mundësi fantastike për organizatat dhe individët me interes në kulturë dhe krijimtari! “Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor” sapo ka shpallur raundin e dytë të thirrjes së hapur për propozime!”, shkruan Zyra e Delegacionit të BE-së.

Afati i fundit për dorëzim është data 27 maj 2024, ora 17:00.

Përmes këtij projekti ofrohen grante të vogla për individët për të marrë pjesë në programet e lëvizshmërisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Kjo thirrje është vazhdimisht e hapur deri më 31 dhjetor 2025, ndaj Delegacioni i Bashkimit Evropian inkurajon të aplikohet në çdo kohë./ata