Më 31 mars të vitit 1887 nisi të publikohej në Palermo revista e përmuajshme shqiptare, “Arbri i Ri”.
Ky periodik, që pa dritën e botimit në sajë të orvatjeve të Zef Skiroit, shërbeu si një busull identitare për arbëreshët dhe si një tribunë e krijimtarisë së autorëve të këtij komuniteti. Në këtë mënyrë, në numrat e saj gjeneruan përmbajtje Serembe, Krispi, Variboba etj.
Për herë të parë, kjo revistë publikoi fragmente nga “Kënga e spasme e Balës”, kryevepër e të riut Gabriel Dara, përralla arbëreshe të grumbulluara nga Xhentile Mandala, si edhe një studim mbi shqiptarët të albanologut të famshëm, Gustav Meyer.
Në të vërtetë, në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të, u hodh gurthemeli i shtypit kombëtar, nën drejtimin e një prej figurave qendrore të periudhës së Rilindjes, shkrimtarit arbëresh Jeronim De Rada. Më 23 shkurt të vitit 1848, u botua në Napoli gazeta e parë në historinë e shtypit shqiptar, “L’albanese d’Italia”.
Gazeta qe shkruar kryesisht në gjuhën italiane dhe pjesërisht në arbërisht. Në përpjekje për të krijuar dhe informuar opinionin publik të komunitetit arbëresh, kjo e përditshme ka publikuar lajme të shumta mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.
Në dokument paraqitet një letër, përmes të cilës themeluesi i “Arbri i Ri”, Zef Skiroi, i rrëfen një miku të tij përpjekjet për botimin e poemës “Te dheu i huaj”./ata