Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me 3 përfaqësues nga komuniteti shqiptar në parlamentin e Suedisë, dy prej të cilëve janë përzgjedhur si deputetë në Parlamentin Europian.

Hasani u shpreh se këto janë tre histori të jashtëzakonshme suksesi të komunitetit shqiptar në Suedi.

“I lumtur të takohesha me parlamentarët Adnan Dibrani, Arba Kokalari dhe Aida Birinxhiku, tre histori të jashtëzakonshme suksesi të komunitetit shqiptar në Suedi. Urime në veçanti Arbës dhe Adnanit, për zgjedhjen si deputetë në Parlamentin Evropian.
Vazhdoni të na bëni krenarë”, u shpreh ai.

hasani zhvilloi njv vizitë zyrtare në Suedi, ku ditën e sotme pati edhe një takim me homologun e tij, Tobias Billström./ata