Federata Shqiptare e Futbollit njofton se e mërkura, 3 prill 2024, rezervon takimet e fazës gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Shqipërisë, mes katër ekipeve që luajnë për një vend në finale.
Në gjysmëfinalen e parë Kukësi pret Tiranën, rekordmene në këtë aktivitet me trofetë e fituar. Ky duel do të zhvillohet në “Kukës Arena” prej orës 15:00.
Në të njëjtën orë luhet edhe takimi tjetër gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë. Egnatia, fituese në fuqi e kupës, përballet me Vllazninë në Rrogozhinë.
Ky trofe është mjaft i rëndësishëm për këto ekipe, pasi u jep mundësinë të luajnë në kualifikueset e Conference League./ata