Armando Broja kaloi në formë huazimi nga Chelsea te Fulham me shpresën se do mund të aktivizohet më shumë. Gjithsesi, as te skuadra e re, Broja nuk po luan. Për këtë çështje ka folur trajneri i Fulham, Marco Silva në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Ndeshjet e fundit i kemi patur të gjithë lojtarët në dispozicion. Ka qenë shumë e vështirë për Armandon që të qëndrojë në stol, pasi ka shumë dëshirë për të luajtur, por vjen në huazim në fund të merkatos pret që të luaj. Kur ke një sulmues që shënon gola si Muniz, nuk të u lë hapësirë të tjerëve për të treguar aftëtitë e tyre”, –  tha Silva.