Në kryeqytetin e Iranit, Teheran u mbajt protestë kundër Izraelit pas sulmit ajror të kryer ndaj konsullatës së Iranit në kryeqytetin e Sirisë, Damask, ku u humbën jetën gjeneral brigade Mohammad Reza Zahedi dhe gjeneral brigade Mohammad Hadi Haji Rahimi, komandantë të Forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) si dhe 5 zyrtarë.

Qindra iranianë u mblodhën në sheshin "Palestinë" në Teheran dhe bënë thirrje për hakmarrje duke brohoritur me sloganet "Vdekje SHBA-së" dhe "Vdekje Izraelit".

Me pretendimin se pas sulmeve qëndron SHBA-ja, protestuesit kërkuan që ndaj sulmit të kryer kundër ambasadës të jepet përgjigje në mënyrë të njëjtë me sulm ndaj ambasadës.

Protestuesit reaguan ndaj sulmit dhe duke brohoritur me sloganin "Raketë kundër raketës" theksuan se ndaj Izraelit duhet të lëshohet raketë.

Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se protestuesit që mbajtën flamuj palestinezë dhe të Hezbollahut, mbajtën në duar në mënyrë simbolike kufoma të fëmijëve.

- Sulmi ajror ndaj konsullatës së Iranit në Damask

Ushtria e Gardës Revolucionare në një deklaratë njoftoi se në sulmin me raketa të kryer nga Izraeli në ndërtesën e konsullatës iraniane në Damask humbën jetën 7 zyrtarë, përfshirë gjeneral brigade Mohammad Reza Zahedi dhe gjeneral brigade Mohammad Hadi Haji Rahimi.

Qeveria e Tel Avivit nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin e kryer ndaj ndërtesës së konsullatës së Iranit në Damask./aa