Me mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm në Itali, largimin e Silvio Berlusconit, shumë njerëz po pyesin se kush do të marrë përsipër “portofolin” e rëndë të tij.

 

“Kavalieri” kishte pesë fëmijë nga dy martesa. Në vitin 1965 u martua me Carla Elvira Dal’Olio dhe në 1990 me Veronica Lario. Nga martesa e parë pati dy fëmijë, Marina (1966) dhe Pier Silvio (1969), ndërsa nga e dyta Barbara (1984), Eleonora (1986) dhe Luigi (1988).

 

Vajza e tij e madhe Marina pritet të ketë një rol të rëndësishëm, sipas Reuters. Në veçanti, fëmijët më të mëdhenj, Marina dhe Pier Silvio, pasi janë përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e kompanive të Berlusconit që kur babai i tyre hyri në politikën italiane në fillim të viteve 1990.

 

Fëmijët më të vegjël, Barbara, Eleonora dhe Luigi , nuk kishin role ekzekutive kaq të larta në menaxhimin e bizneseve. Pyetja kryesore është nëse uniteti i familjes mund të ruhet pas largimit të Berlusconit dhe çfarë ndikimi mund të ketë kjo në të ardhmen e biznesit televiziv, mbi të cilin 86-vjeçari ndërtoi pasurinë e tij.

 

Trashëgimia e Silvio Berlusconit është një fotografi e jetës së tij si sipërmarrës dhe ka asete që vlerësohen në 6.8 miliardë euro.

 

Pasuri të paluajtshme dhe kompani të mëdha të krijuara nga e para (Mediaset dhe Mediolanum me Ennio Doris). Më pas ai shtoi Mondadorin dhe pasionin e tij për sportin ndër vite, fillimisht me Milanin dhe tani me Monzën. Fininvest me vlerën e saj neto prej 4.9 miliardë euro në pasqyrat e fundit financiare që njihen, të cilat janë të vitit 2021 dhe divitentët e shpërndarë për familjen vitin e kaluar në rreth 150 milionë euro. Berlusconi kishte 61%, pjesa tjetër është në duart e 5 fëmijëve të tij.