SHBA-ja e ka njoftuar Iranin se nuk është e përfshirë në sulmin kundër misionit diplomatik të Teheranit në Damask të Sirisë.

Sipas faqes së lajmeve "Axios" me bazë në SHBA, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në një intervistë për "Axios" ka thënë se "SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulm dhe se për sulmin nuk ka patur informacion më parë".

Ai ka vënë në dukje se SHBA-ja këtë ia ka transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Iranit.

Ushtria e Gardës Revolucionare në një deklaratë të bërë dje njoftoi se në sulmin me raketa të kryer nga Izraeli në ndërtesën e konsullatës iraniane në Damask humbën jetën 7 zyrtarë, përfshirë gjeneral brigade Mohammad Reza Zahedi dhe gjeneral brigade Mohammad Hadi Haji Rahimi.

Qeveria e Tel Avivit nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin ndaj ndërtesës së konsullatës së Iranit në Damask./aa