Presidenti turk, Recep Tayyip ErdoÄŸan, ka njoftuar planet për të hapur tre fabrika të tjera të përpunimit të borit në provincën qendrore EskiÅŸehir.

 

“Këtë vit, ne do të shtojmë tre fabrika të reja të përpunimit të borit në EskiÅŸehir, të cilat përbëjnë një vlerë investimi prej 501 milionë lirash (25.8 milionë dollarë)”, tha presidenti ErdoÄŸan në një ceremoni masive të hapjes në EskiÅŸehir.

 

ErdoÄŸan tha se “pilot fabrika” e hapur në EskiÅŸehir do të fillojë përpunimin e 1.200 tonë mineraleve në vit në fazën e parë duke krijuar një tjetër “objekt që do të rrisë menjëherë prodhimin vjetor në 570 mijë tonë”.

 

Presidenti turk tha se “projektimi, prodhimi dhe montimi i lokomotivës dhe nën-sistemeve të lokomotivës së parë elektrike ‘E5000’ do të përfundojë dhe më pas do të nis testimi dhe certifikimi”.

 

“Këtu ne do të prodhojmë 500 lokomotiva që Türkiyes do t’i nevojiten në 10 vitet e ardhshme”, shtoi ai./AA