Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se me një operacion të përbashkët me Forcat Ajrore të Mbretërisë së Jordanisë kanë zbarkuar nga ajri ndihma humanitare në veri të Gazës.

Në një deklaratë nga platforma e medias sociale të CENTCOM thuhet se dje në orën 12:16 sipas kohës lokale me avionët ushtarakë transportues të llojit C-130 të SHBA-së janë zbarkuar në veri të rajonit produktet ushqimore të siguruara nga Jordania.

Në mesin e ndihmave të zbarkuara me qëllim plotësimin e nevojave elementare të civilëve në Gaza janë oriz, miell, qumësht, makarona dhe konserva, thuhet në deklaratën ku informohet se këto produkte janë të barasvlershëm me 25.344 vakte ushqimi.

Më tej në deklaratë theksohet se përmes operacionit ndihma ushqimore që përkon me rreth 60 pako u lëshua nga ajri në det në veri të Gazës dhe se SHBA-ja do të vazhdojë ndihmat humanitare nga ajri./aa