jermania mbetet një mbështetëse e madhe e zhvillimit të Shqipërisë dhe sektorit të bujqësisë.

“Përpos rritjes së bashkëpunimit midis dy qeverive për fuqizimin ekonomik të sektorit bujqësor dhe zhvillimin e zonave rurale, diskutuam edhe për krijimin e sinergjive të reja, të konkretizuara përmes projekteve të përbashkëta sikundër është ngritja në Shqipëri e Qendrës Rajonale të Informacionit GjeoHapsinor, i stacionuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës”, tha Denaj.

Denaj i shprehu ambasadorit Bergner, falënderime edhe në emër të qeverisë shqiptare për mbështetjen e vyer të qeverisë gjermane përmes asistencës teknike të ekspertëve gjermanë në procesin e harmonizimit të ligjeve me Bashkimin Evropian, si edhe për shkëmbimin e eksperiencës në fushën e modernizimit dhe digjitalizimit të bujqësisë, ku Gjermania është lider./ata