Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin, atje ku dhe pritet që të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

 

 

Në takimin me kancelarin Scholz pritet vendoset data për samitin e Berlinit që do të zhvillohet në vjeshtë në Tiranë.

Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ku do të diskutojë mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, si dhe turistëve të saj.

 

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë gjithashtu Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.