Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur qytetin bregdetar lindor të Tajvanit, Hualien.

Qendra e Vrojtimeve Gjeologjike të SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.4 ballë është 18 kilometra në jug të qytetit Hualien. Tërmeti në thellësi prej 34.8 kilometrash ka shkaktuar dëme në vendbanimet e rajonit. Sipas raportimeve fillestare kanë humbur jetën 9 persona dhe janë lënduar 882 të tjerë.

Administrata Qendrore Meteorologjike e Tajvanit (CWA) njoftoi se fuqia e tërmetit është 7.2 ballë, 25 kilometra në jug të Hualien-it dhe në thellësi prej 15 kilometrash. CWA bëri të ditur se ky ishte tërmeti më i fortë që goditi Tajvanin në 25 vitet e fundit dhe paralajmëroi për valë gjigante (cunami) për rajonet veriore të ishullit.

Përveç ishullit të Tajvanit, paralajmërime për cunami u dhanë edhe në Kinën kontinentale dhe shtetet përreth. Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Kinë ka lëshuar një "paralajmërim të kuq", i cili është niveli më i lartë i sistemit të paralajmërimit me 4 faza./aa