Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në vijim të takimeve me banorët e kryeqytetit, u ndal në Njësisë 10, në rrugët “Myslym Shyri“, “Ibrahim Rrugova“ dhe “Rr. Kavajës“ ka dëgjuar shqetësimet e tyre.

 

 

Taksat e larta ishin shqetësimi kryesor i bizneseve në këtë zonë.

 

„Mbledhja e këshillit bashkiak i pari duhet të jetë dhe ulje taksash“, tha një tregtar.

 

Ndërsa përsa i përket zënies së hapësirës publike, qytetarët janë të shqetësuar pasi rrugët dhe dyert e bizneseve janë të zëna nga skela ndërtimi.

 

Varfëria e cila shihet kudo në Kryeqytet, edhe në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, ku bizneset e vogla hasin të njëjtat vështirësi si në vendet periferike apo rurale.

 

 

Këtë e dëshmoi një prej tregtarëve i cili i pyetur nga kandidati i PD për Tiranën Këlliçi, tha se ka tentuar ta mbyllë disa herë aktiviteti e tij për shkak të borxheve të banorëve.

 

Mungesa e hapësirave publike dhe në veçanti parkimi ishte një nga shqetësimet e vazhdueshme që banorët e zonës i shprehën kandidatit Belind Këlliçi.

 

„Na duhen parqe për fëmijët sepse shkojmë përditë nga liqeni duke kërkuar parking“, tha një qytetar.

 

„Nga ana tjetër e shef atë tjetrin në televizor: Po bëj parqe, po bëj lojra“, ironizoi një tjetër banor.

 

Me anë të takimeve të përditshme dhe bisedave në terren, kandidati i PD për Tiranën Belind Këlliçi po zhvillon një tur dëgjimi me banorët e kryeqytetit me qëllim që shqetësimet dhe kërkesat specifike t’i dëgjojë nga vetë qytetarët.