sh-kryeministri, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për mediat, ka sqaruar deklaratën e mëhershme në lidhje me koalicionin e grupimit të tij me Partinë e Lirisë. Berisha tha se është në diskutim me PL në lidhje me modalitetet për të hyrë në zgjedhjet e 14 Majit, ndërsa theksoi se PD është së bashku me Metën për të gjithë kandidatët e dalë ngë primaret.

 

“Kam deklaruar se ne jemi ne koalicion me PL. PD është së bashku me Ilir Metën në të gjithë kandidatët e primareve. Këshillat bashkiakë po diskutohen me modalitetet e tjera”-tha Berisha.