Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte sot në Pogradec i ftuar në tryezën për Personat me Aftësi të Kufizuar për të diskutuar për problematikat dhe shqetësimet si dhe sfidat me të cilat personat me aftësi të kufizuara përballen çdo ditë.

 

Sipas Metës, edhe pse Shqipëria ka ratifikuar Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, që në vitin 2012, ka shumë për të bërë në drejtim të përfshirjes reale të personave me aftësi të kufizuara dhe zgjidhjes së çështjeve të tyre.

 

“Ende kemi mbetur në nivelin e skemave të pagesave për shkak të aftësisë së kufizuar, por që ka problematika të mëdha, sepse nga një raport i fundit, që është bërë për personat me aftësi të kufizuar (Prill 2023), në Shqipëri ka rreth 140 mijë persona PAK dhe vetëm gjysma e tyre marrin ndihmë financiare dhe nga këta, vetëm 25% e tyre kanë një kujdestar”, u shpreh ai në tryezë.

 

Meta tha se Partia e Lirisë, që në Konventën e saj të Parë Kombëtare në Tetor 2022, mori në konsideratë kërkesat e shoqatës suaj dhe të disa shoqatave të tjera të personave PAK, për mbështjen e qytetarët me dëmtime fizike e pluridifekte, që nuk mbulohen nga skema e sigurimeve shoqërore, duke përfshirë në programin e saj, si pagesën e sigurimeve shoqërore për kategorinë e ndihmësave të PAK dhe udhëtimin falas në sistemin e transportit ndër-qytetas me autobus dhe tren.

 

Ndërkohë, vuri në dukje Meta, Partia e Lirisë, gjatë kësaj periudhe, ka avancuar me propozime të tjera konkrete në ndihmë të kategorive PAK, qofshin ata fëmijë apo të rritur, siç janë: Kujdestaria; Terapitë e Zhvillimit në Qendra të Dedikuara; Programet e edukimit dhe mësimit; Trajtimi me barna