Presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa, shpalli sot gjendje të jashtëzakonshme për shkak të thatësirës aktuale që ka përfshirë vendin.
Zimbabveja bëhet vendi i tretë afrikan që e shpall thatësirën aktuale fatkeqësi kombëtare, pas Zambisë dhe Malavit.
Mnangagwa u tha gazetarëve në zyrën e tij në Harare se vendi i Afrikës jugore ka një deficit drithërash prej 680.000 tonësh metrikë, me më shumë se 2,7 milionë njerëz në nevojë për ndihmë ushqimore.
“Të dashur zimbabvianë, situata aktuale e thatësirës së shkaktuar nga ndryshimet klimatike kërkon masa dhe ndërhyrje të parashikuara në ligjet tona. Për këtë qëllim, unë shpall një Gjendje të Katastrofës mbarëkombëtare, për shkak të thatësirës së shkaktuar nga El-Nino”, shtoi ai.
Mnangagwa tha se vendi tani po investon në importimin e drithit nga vendet e tjera. Zimbabveja ka mbjellë afro 2 milionë hektarë misër, të cilët janë shkatërruar nga nxehtësia e fenomenit El-Nino./aa