Kabineti qeveritar i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Türkiyes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Ministria e Mbrojtjes ka inicuar, negociuar dhe nënshkruar marrëveshjen kornizë ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për bashkëpunim me shtetet aleate.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se marrëveshja kornizë ushtarake ndërmjet dy qeverive parasheh bashkëpunim në disa fusha.

“Marrëveshja parasheh bashkëpunim në fushën e stërvitjeve dhe edukimit ushtarak, në industri të mbrojtjes, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake dhe operacione paqeruajtëse dhe humanitare”, theksoi Maqedonci.

Ai tutje tha se në mënyrë që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi në përputhje me dispozitat e ligjit për marrëveshje ndërkombëtare duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Në Kosovë, kalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kërkon votat e një shumice të thjeshtë prej dy të tretave të deputetëve apo 80 nga gjithsej 120 deputetë.

Marrëveshja kornizë ushtarake u nënshkrua nga ministri Mbrojtjes Kombëtare i Türkiyes, Yaşar Güler dhe ministri Maqedonci gjatë vizitës së ministrit kosovar në Türkiye më 29 janar të këtij viti./aa