Në kampet humanitare rreth qytetit turk të Antakia, të mbijetuarit e tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit durojnë kushtet e vështira dhe presin të dëgjojnë kur do të transferohen nga tendat në shtëpi të parafabrikuara.

 
 
 
 
 

Agjencia turke e emergjencave ka siguruar mijëra tenda për të zhvendosurit në këtë zonë, teksa tha sot se po dërgon të tjera pas një tronditjeje të re me magnitudë 6.4 në Hatai dhe në veri të Sirisë.

Tërmeti i mëngjesit të djeshëm goditi qytetin turk Defne dhe u ndje fuqimisht nga gazetarët e rrjetit AFP në Antakia.

 
 

Shifra totale e viktimave të katastrofës qëndron tashmë në 42,310 njerëz në Turqi dhe 3,688 njerëz në Siri, sipas autoriteteve.

Agjencia turke e emergjencave tha se tërmeti i të hënës u pasua nga një tjetër dridhje me magnitude 5.8 në provincën Hatai dhe dy pas-dridhje.

“Rruga lëvizi në formë vale. Ndërtesat lëviznin para e prapa, mua tërmeti më rrëzoi përtokë,” tha dëshmitari Mehmet Irmak, punonjës zyre në Antakia.

“Nuk është më një vend i banueshëm, kemi ende disa gjera për të bërë dhe do të largohemi,” tha vendasi Kemal Oflazoglu, për rrjetin AFP.