Një seri faqesh të kompanive dhe institucioneve italiane janë vënë në shënjestër të hakerëve nga kolektivi pro-rus NoName057, të cilët morën përsipër përgjegjësinë përmes postimeve në Telegram. Sulmi i tipit Ddos ka nisur dje me rastin e vizitës së kryeministres Giorgia Meloni në Kiev.

 

“Italia do t’i japë Ukrainës paketën e gjashtë të ndihmës ushtarake”, shkruajnë ata në kanalet e tyre, duke cituar konferencën për shtyp të kryeministres dhe shtojnë: “Ne do të vazhdojmë udhëtimin tonë magjepsës përmes Italisë Rusofobike”.

 

Sulmi ka të bëjë me sajte të ndryshme, si atë të Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme, Karabinierëve, bankës Bper, grupit A2a dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Ndër domenet e synuara do të ishin edhe ato të portalit të kartave të identitetit, ai i ministrisë së Politikave Bujqësore dhe ai i grupit Tim.