Këtë fundjavë në qytetin e Beratit do të zhvillohet gjysmëmaratona, e quajtur Berat Green Half Marathon.

Gjysmëmaratona do të zhvillohet në dy ditë, 6 dhe 7 prill dhe aktualisht janë regjistruar rreth 300 vrapues nga më shumë se 40 vende të ndryshme të botës.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo e ka konsideruar Green Marathon si një prej ngjarjeve më madhështore të kalendarit të aktiviteteve të qytetit.

 

“Berati po të pret për të vrapuar përgjatë urës së Goricës”, ishte një ndër sloganet e kësaj maratone të gjelbër, pjesëmarrësit e së cilës do të kenë privilegjin të vrapojnë shoqëruar nga një panoramë mbresëlënëse e qytetit të “një mbi një dritareve”. Më herët në Berat qenë të pranishëm edhe ekspertët e licencuar nga Federata Botërore e Atletikës, të cilët kryen matjet e itinerarit për ta certifikuar këtë itinerar në garat ndërkombëtare dhe rrjedhimisht rezultatet të njihen ndërkombëtarisht.

Tashmë Gjysmëmaratona e Beratit është e certifikuar për një periudhë 5-vjecare. Ndërkohë autoritetet kërkuan mirëkuptimin e banorëve të qytetit për bllokimin e disa akseve rrugore në datën 7 prill.