Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu ka paralajmëruar homologun e tij francez, Sebastien Lecornu se nëse dërgon ushtarë në Ukrainë kjo do të krijojë probleme për Francën.
Në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se Shoigu zhvilloi bisedë telefonike me Lecornu pas "kërkesës këmbëngulëse" të palës franceze.
"Lecornu shprehu ngushëllimet e tij lidhur me sulmin terrorist në sallën e koncerteve 'Crocus Hall City' në Moskë. Lecornu gjithashtu duke ia ngarkuar përgjegjësinë (organizatës terroriste) DEASH, u përpoq vazhdimisht për të bindur se Ukraina dhe vendet perëndimore nuk janë përfshirë në sulmin terrorist", thuhet në deklaratë.
- "Në sulmin terrorist në Moskë ka gjurmë të Ukrainës"
Ministri rus Shoigu tha se hetimi lidhur me sulmin terrorist do të përfundojë patjetër dhe se përgjegjësit do të ndëshkohen, theksohet në deklaratën ku bëhet e ditur se ka informacione për gjurmë të Ukrainës në organizimin e sulmit terrorist.
Shiogu i ka thënë homologut francez se "Regjimi i Kievit nuk bën asgjë pa miratimin e kuratorëve perëndimorë. Shpresojmë që në këtë ngjarje, pas kësaj pune të mos qëndrojë inteligjenca franceze".
Gjatë bisedës u diskutua edhe për çështjen e Ukrainës. Lidhur me deklaratat e Pallatit Elysee për dërgimin e njësisë ushtarake franceze në Ukrainë, ministri rus tha se nëse këto zbatohen në praktikë, kjo do të krijojë probleme për Francën.
Në deklaratë thuhet se janë të gatshëm për dialog për çështjen e Ukrainës dhe se "Iniciativa e Paqes së Istanbulit mund të merret bazë për pikat fillestare (të dialogut). Nuk ka kuptim mbajtja e takimit në Gjenevë pa pjesëmarrjen e Rusisë".
Ministria franceze e Mbrojtjes lidhur me bisedën ka thënë ministri Lecornu lidhur me sulmin terrorist në Moskë i ka bërë me dije se "Franca nuk ka informacion që do të çonte në një lidhje mes këtij sulmi dhe Ukrainës" dhe nga Rusia ka kërkuar që t'i japë fund shfrytëzimit të kësaj situate./aa