Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se është marrë nën kontroll plotësisht njësia e vendbanimit Belogorovka në rajonin Luhansk.
Në një deklaratë nga ministria jepet informacion lidhur me aktivitetet e njësive ushtarake ruse në luftën Rusi-Ukrainë.
"Si rezultat i veprimeve aktive, njësitë e Grupit Ushtarak Jugor siguruan pozicione të favorshme duke çliruar të gjithë njësinë e vendbanimit Belogorovka (Bilogorivka) të Republikës Papullore Luhansk", thuhet në deklaratë, ku shtohet se ushtria ruse vazhdon konfliktet në Ukrainë.
Më tej në deklaratë thuhet se që nga dje e deri më sot janë shkatërruar 45 mjete ajrore pa pilot të ushtrisë Ukrainase.
"Që nga fillimi i operacionit ushtarak e deri më tani kemi rrëzuar 601 avionë, 274 helikopterë, 24.419 dronë, 523 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore,16.097 tanke dhe mjete të blinduara, 1.304 multi-raketahedhës, 9.700 obusë dhe mortaja si dhe 21.843 automjete të posaçme ushtarake ukrainase", thuhet në deklaratën e ministrisë./aa