Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë goditi rajonin Minamisoma të Japonisë.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ndodhi në provincën e Fukushimës në një thellësi prej 40 kilometrash.
Autoritetet nuk dhanë paralajmërim për cunami ndërsa nuk pati raportime për dëme.
Sipas mediave japoneze, tërmeti u ndje në provincat Iwate, Miyagi dhe Fukushima në orën 12:16 sipas kohës lokale.
Ky tërmet vjen pas tërmetit të fuqishëm 7.4 ballë që dje goditi brigjet lindore të Tajvanit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën nëntë personave ndërsa qindra të tjerë u plagosën.
Tërmeti ishte më i forti që ka goditur vendin ishull në 25 vjet. Në vitin 1999, rreth 2.400 persona humbën jetën kur një tërmet me magnitudë 7.7 ballë goditi Tajvanin në mes të natës./aa