Rusia ka kryer sulm intensiv me mjete ajrore pa pilot (dronë) të llojit "Shahed" ndaj qytetit Kharkiv të Ukrainës.
Kreu i Administratës Ushtarake të Rajonit Kharkiv, Oleh Syniehubov në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale tha se që nga ora 01:16 me kohën lokale ushtria ruse ka lëshuar të paktën 15 dronë "Shahed" ndaj qytetit Kharkiv dhe se gjysma e tyre janë rrëzuar.
Syniehubov tha se këto sulme janë shënuar në lagjet Novobavarskyi, Slobidskyi, Saltivskyi të qytetit. Ai theksoi se në Novobavarskyi, Rusia goditi një ndërtesë 14-katëshe.
"Në sulm humbën jetën 4 persona si dhe u plagosën 12 të tjerë prej të cilëve 3 në gjendje të rëndë dhe 5 në gjendje të mesme", tha Syniehubov duke ndarë informacionin se 3 personat që humbën jetën janë anëtarë të ekipit të kërkim-shpëtimit që mbërritën në vendngjarje në sulmin e parë.
Në një deklaratë nga Prokuroria e rajonit të Kharkivit thuhet se në Novobavarskyi janë kryer 4 sulme dhe se janë dëmtuar shtëpitë, një market, farmaci, automjet dhe një institucion shëndetësor.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se Rusia sulmoi natën Ukrainën duke përdorur 20 dronë "Shahed" dhe se 11 dronë u shkatërruan nga forcat ajrore ukrainase./aa