Shejhu i Institucionit Al-Az'har në Egjipt, Shejh Ahmed al-Tayyib tha se ata që e lidhin fenë Islame me terrorizmin, kanë heshtur kundër regjimit sionist izraelit, i cili po terrorizon Rripin e Gazës që nga 7 tetori.
Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Al-Azh'ar, Shejh Tayyib u takua në Kajro me presidentin e Parlamentit Arab të lidhur me Ligën Arabe, Adil al-Assumi. Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi në përgatitjen e raportit vjetor arab për monitorimin e përpjekjeve për të luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin.
"Zërat ekstremistë që etiketojnë Islamin me terrorizëm kanë heshtur kundër regjimit sionist që ka terrorizuar Rripin e Gazës që nga 7 tetori", tha Shejh Tayyib.
Duke thënë se Izraeli kreu masakra kundër civilëve të pambrojtur, Shejh Tayyib tha: "Terrorizmi sionist ka mbështetje të pakufizuar globale për të kryer masakra dhe krime kundër të pafajshmëve në Palestinë".
Presidenti i Parlamentit Arab, Assumi i ofroi Shejh Tayyibit të bashkëpunojë me Observatorin Al-Azharit Kundër Ekstremizmit për të përgatitur raporte të përbashkëta mbi luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë 33.037 palestinezë, përfshirë të paktën 14.500 fëmijë dhe 9.560 gra ndërsa u plagosën 75.668 palestinezë.
Ndërkohë që raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar./aa