Babai i tre fëmijëve u godit nga rrufeja teksa po luante golf, ndërron jetë në spital.

 

Dirk Kotze, 56 vjeç, ishte duke luajtur golf me disa miqtë e tij ,në një qytet verior të Australisë kur u godit nga rrufeja.

 

Pas kësaj ngjarjeje Kotze është shtruar menjëherë në spitalin Royal Brisbane, ku ka qëndruar rreth 19 ditë duke luftuar për jetën, por ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga një arrest kardiak.

 

Lajmin e bëri të ditur vetë bashkëshortja e tij, e cila e pikëlluar thotë se ai do të mbahet mend gjatë dhe se ngjarja që iu kishte ndodhur ishte e papritur dhe e pazakontë.

 

“Incidenti ishte një ngjarje “një në një milion”. Jeta e tij ka ndikuar shumë tek ne dhe ai do të mbetet i paharruar”,  tha zonja Kotze.

 

Ndërkohë njëra nga mjeket bën të ditur se ishte arresti kardiak ai i cili i dha goditjen e fundit 56-vjeçarit.

 

“Trauma që mori nga goditja e rrufesë si dhe arresti kardiak, e bënë të pamundur rikuperimin e trupit të tij”, tha mjekja.