Ashtu si në Amsterdam, edhe në Nju Jork mbrëmjet letrare po bëhen të njohura. Por, vetëm me një rregull. ”Fikni celularët dhe hapni një libër!”, shkruan faqja e internetit iodonna.it.
Ky trend u nis fillimisht nga mediat sociale por tashmë është një trend që po revolucionarizon tregun e botimeve dhe vetë publikun.
Janë video që synojnë të informojnë dhe sugjerojnë librat më të bukur të të gjitha zhanreve për të pasionuarit pas leximit.
Pas këtij fenomeni është formuar një komunitet shumë i fortë, aq sa shumë librari, më të famshmet në mbarë botën, kanë krijuar hapësira të dedikuara, si brenda dyqaneve, ashtu edhe në tregtinë elektronike të librave më të njohur të botës.
Ky fenomen, megjithatë, ka bërë që audienca më e re Gjenerata Z dhe Millennials të rinovojë popullaritetin e #Bookclubs.
Ne i mbajmë mend si ambiente formale dhe të heshtura, por sot fëmijët i organizojnë në bare, birrari dhe gjatë eventeve sociale jo vetëm për të qenë në një ambient më të relaksuar, por mbi të gjitha për të takuar njerëz të rinj dhe për të bërë miq të rinj.