Türkiye se është tërhequr nga Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE).
Sipas dekretit presidencial të botuar në "Gazetën Zyrtare", Türkiye tërhiqet nga "Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE)" i cili u nënshkrua në kryeqytetin e Francës, Paris, më 19 nëntor 1990 dhe që u miratua më 1 korrik 1992 me Vendimin e Këshillit të Ministrave.
"Në përputhje me nenin 3 të dekretit presidencial nr. 9 është vendosur që duke filluar nga data 8 prill 2024 të pezullohet zbatimi i Traktatit mes Republikës së Türkiyes dhe shteteve të tjera palë në Traktat", thuhet në vendim./aa