shtë gjetur i pajetë Gjergj Mullalli i cili vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, Luiza Mullalli në fshatin Zëmblak të Maliqit.
Pas disa orëve në kërkim nga Policia, ai është gjetur i vdekur në shtëpinë e kushëririt të tij. Mësohet se 55-vjeçari i dha fund jetës me të njëjtën armë që vrau edhe bashkëshorten e tij.
Siç shihet dhe në foto, ai është gjetu i pa jetë në fshatin Zëmblak mes disa shkurreve, ndërsa në dorë ka ende armën e krimit.
Mullolli ekzekutoi mbrëmjen e së shtunës bashkëshorten e tij 46-vjeçare, nënë e tre fëmijëve dhe më pas e hodhi atë në një grupe të ujërave të zeza. Çifti ishte në proces divorci.