Kultura e bakshishit ndryshon nga një vend në tjetrin e madje edhe nga një person në tjetrin. Disa vende e kanë si një lloj detyrimi që duhet të lësh bakshish dhe të tjera nuk e kanë të përcaktuar.

 

-Kosovë: Në Kosovë, bakshishi nuk pritet, por vlerësohet.

 

-Maqedoni: Duke marrë në supozim se shërbimi është i mirë, 10% bakshish mirëpritet në çdo restorant. Gjithashtu është e zakonshme që t’u lesh bakshish shoferëve të taksive, apo së paku të rrumbullakosësh faturën.

 

-Mali i Zi: Në Malin e Zi, bakshish iu lihet kamerierëve, shoferëve të taksisë dhe stafit të hoteleve.

 

-Në Amerikën e Veriut, bakshishi është një komponent kryesor për ngrënien dhe ne priremi të japim bakshish 15% deri në 20% bazuar në shërbimin që merret.

 

-Zvicër: Shërbimi do t’ju përfshihet në pjesën më të madhe të faturave, prandaj mos u shqetësoni në lidhje me bakshishet.

 

-Në vende si në Francë, Spanjë, Gjermani, MB, Republikën Çeke, Irlandë, Portugali apo Hungari, nëse nuk ka tarifë shërbimi të aplikuar në faturën tuaj, ju mund të lini midis 5-10% në monedhën vendase, përveç nëse shërbimi ose ushqimi juaj (ose të dyja) ishin të tmerrshme.

 

-Për sa i përket Kilit, Brazilit dhe Kosta Rikës, mund të shihni një tarifë shtesë prej 10% për ngrënien, kështu që nuk priten bakshish.

 

-Ndërkohë ka edhe shtete në të cilat kamarieri ose taksisti e quajnë nënvlerësuese bakshishin: Kina dhe Japonia. Në këto vende zakonisht nuk jepen bakshishe, megjithatë kamarierët, taksistët dhe punonjësit e hoteleve në këto vende, arrijnë të mirëkuptojnë turistët perëndimorë kur ju ofrojnë pagesë më të madhe sesa fatura.

 

-Sa i përket Indisë, bakshishi nuk është një pjesë tradicionale e kulturës, megjithatë turistët e kanë përkëdhelur stafin e pritjes deri në atë pikë sa janë mësuar me të. Ka të ngjarë të shihni një tarifë shërbimi në faturën tuaj, por nëse jo, mund të lini 5–10% në restorantet më të njohura.

 

-Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani, Arabinë Saudite dhe Katar. Është e mirëseardhur, por jo e detyrueshme, të lini 10-15% në fund të vaktit tuaj. Për Dubain, një tarifë shërbimi prej 10% shpesh i shtohet faturës në restorante, megjithëse shumë prej tyre ende lënë një bakshish shtesë.

 

-Kur vizitoni Afrikën e Jugut, Egjiptin ose Marokun, do të zbuloni se restorantet zakonisht shtojnë një tarifë shërbimi prej 10% në faturën tuaj.

 

-Edhe për Australinë dhe Zelandën e Re fqinje, bakshishi në restorante nuk pritet, pasi ata në mikpritje paguhen me një pagë të mirë. Shtimi i 10–15% në një bakshish është një gjest i bukur.