Besimtarët myslimanë, sipas kalendarit islamik, festojnë sonte Natën e Kadrit, që është nata më e bekuar dhe më e begatë.

Kryeministri Edi Rama u uroi sot gjithë besimtarëve myslimanë lutje dhe agjërim të pranuar në këtë Natë të Bekuar të Kadrit.

Sipas fesë islame, Nata e Kadrit është nata në të cilën kanë zbritur ajetet e para të Kuranit dhe fillimi i shkrimit të librit të shenjtë.

Agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti.

Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë Natën e Kadrit më shumë sesa ata që agjërojnë gjatë Muajit të Ramazanit.

Kjo është një nga netët teke në dhjetëditëshin e fundit të Muajit të Ramazanit.

Besimtarët myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet dhe se engjëjt zbresin në tokë.

Rëndësia e kësaj nate përmendet edhe në “hadithin”, të cilat janë thëniet e Profetit Muhamed: “Kushdo që krijon namazin Natën e Kadrit, nga besimi i sinqertë dhe duke shpresuar që të arrijë shpërblimet e Allahut (të mos tregohet), atëherë të gjitha mëkatet e tij të kaluara do të falen”./ata