Në pavijonin e Pediatrisë në Spitalit Rajonal të Fierit, kryhen rreth 100 vizita në ditë në ambiente bashkëkohore, kushte moderne si dhe me sallë të re lojërash për fëmijët e grupmoshave 0-14 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi nga afër pavijonin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Fierit.

“E kënaqur që investimet transformuese nga buxheti i shtetit në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore kanë mundësuar ofrimin e shërbimeve cilësore në pediatrinë e përgjithshme, pediatrinë infektive, në reanimacionin e pediatrisë dhe urgjencës pediatrike për të vegjlit e Fierit, Roskovecit, Patosit dhe Levanit”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se “salla e re e lojërave i ndihmon fëmijët ta kalojnë periudhën që janë shtruar në spital”.

Pediatria në Spitalin Rajonal të Fierit është një investim i qeverisë në kuadër të modernizmit të sistemit shëndetësor. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijojnë investimet në rrjetin e spitaleve pediatrikë në vend./ata