Në Spitalin Rajonal Memorial Fier, në këto tre muaj kanë marrë shërbim shëndetësor rreth 20 mijë qytetarë, mes të cilëve edhe turistë të huaj.
 
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot dëshmi të disa prej pacientëve të shtruar në këtë spital që vlerësojnë shërbimin e ofruar.
 
“Zëri i ndjeshmërisë së pacientëve, përvojat individuale të jetuara dhe informacioni i dhënë prej tyre, për shërbimin e kardiologjisë, neurologjisë, ortopedisë, janë thelbësore për matjen dhe përmirësimin në vazhdimësi të cilësisë së shërbimeve”, u shpreh ministrja.
 
Ndërkohë pacientët shprehen të kënaqur me shërbimin e marrë në këtë spital.
 

“Vij për herë të parë në Shqipëri. Pësova një aksident dhe tani qëndrova në këtë super spital të bukur dhe modern. Personeli është mjaft i mirë, të gjithë janë të mirë dhe doktori i përsosur”, u shpreh një turiste e huaj.

“Shërbimi është i rregullt, i pastër dhe shumë i mirë. Kam qenë në Amerikë, në Ankara, në Stamboll i shtruar dhe siç është atje është edhe këtu”, u shpreh një tjetër pacient./ata