Sikurse edhe në protestat e tjera, Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit të thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha këtë të enjte gjatë kohës që nis punimet parlamenti.

 

700 efektivë policie do të jenë në terren, ndërsa perimetri i godinës së Kuvendit do të jetë i rrethuar me uniforma blu, njësoj si dhe hërët e tjera.

 

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa FNSH dhe RENEA do të jenë në pjesën anësore të parlamentit. Ndërsa efektivë të Gardës janë dislokuar në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve.

 

Sakaq, pritet të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.