Nëpër xhamitë e Istanbulit mbrëmë u shënua me prani të madhe të besimtarëve Nata e Kadrit, e cila sipas fesë islame llogaritet “më e vlefshme se një mijë muaj”.
Besimtarët kanë mbushur xhamitë si Ayasofya, Sultanahmet, Suleymaniye, Fatih, Çamlıca dhe Taksim, si dhe xhamitë e tjera të metropolit që nga namazi i akshamit.
Në Xhaminë e Madhe Ayasofya po ashtu u organizua program me rastin e Natës së Kadrit.
Me rastin e Natës së Kadrit, besimtarët kishin rastin të dëgjonin bukurlexime nga Kurani Famëlartë, ndërsa po ashtu u bënë lutje./aa